Nga Rajoni
24 July 2026
Dënohet me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë Shpend Ahmeti

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e dënuar me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për mosraportim të pasurisë. Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së vendimit, ndërsa gjoba duhet të paguhet brenda tre muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Rasti lidhet me mosdeklarimin e mjeteve financiare në vlerë totale prej 172 mijë e 600 eurosh. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, bëhet fjalë për 118 mijë e 200 euro të depozituara në llogarinë personale të Ahmetit dhe 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë e nënës së tij. Gjatë procesit gjyqësor, Ahmeti ishte deklaruar i pafajshëm dhe kishte thënë se paratë për të cilat akuzohej se nuk i kishte deklaruar ishin ndihmë familjare. “Në asnjë mënyrë nuk ka qenë qëllim fshehja e këtyre mjeteve”, kishte deklaruar ai në gjykatë. Aktgjykimi është shpallur më 24 korrik 2026 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.



Të ndryshme
Më shumë
Prej sot deri të premten mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar18 June 2025
Rritet sërish kurba, 67 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Kruja sot me numrin më të lartë të të prekurve24 June 2020
Nga kërcënimet te vrasja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit28 October 2026