Nga Vendi
25 July 2026
Gostivari në fazë qetësimi, por uji ende nuk lejohet për përdorim

Situata epidemiologjike në Gostivar po shkon drejt qetësimit, ndërsa numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore ka shënuar rënie. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se gjatë ditës janë regjistruar rreth 80 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të prekur ka arritur në rreth 4 mijë. Sipas Klekovskit, institucionet shëndetësore po zhvillojnë një analizë të detajuar epidemiologjike për të përcaktuar se sa prej rasteve lidhen me situatën e shkaktuar nga uji dhe sa mund t'u atribuohen rasteve të zakonshme të gastroenteritit. Megjithatë, uji nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit ende nuk lejohet për përdorim, pasi niveli i klorit nuk ka arritur parametrat e kërkuar. „Siguria e ujit vlerësohet edhe përmes sasisë së klorit që përmban ai, por ende nuk është arritur niveli i kërkuar. Aktualisht po kryhen analiza të vazhdueshme në disa pika të ndryshme dhe, sapo klorinimi të arrijë nivelin e duhur, do të jepet leja për përdorimin e ujit teknik”, deklaroi Klekovski. Gjatë vizitës në Spitalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit në Leshkë, ministri foli edhe për cilësinë e ujit në këtë zonë, duke thënë se problemi është i njohur prej më shumë se një dekade. Ai paralajmëroi se gjatë kësaj jave priten dy testime të tjera, pas të cilave do të vlerësohet nëse uji mund të përdoret edhe për pije. Ndërkohë, LSDM ka ngritur shqetësime për cilësinë e ujit në Leshkë dhe ka kërkuar kontrolle të jashtëzakonshme në sistemet e furnizimit me ujë në vend, duke e cilësuar rastin e Gostivarit si tregues të dobësive sistemore dhe të mungesës së efikasitetit institucional.



Të ndryshme
Më shumë
Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë në Maqedoni, 452.093 qytetarë janë paraqitur për vaksinim16 June 2021
Arbana Osmani ‘kapet keq’ përsëri me ndjekësen pas kritikave 8 July 2021
Ja ku i la fëmijët Arjola Demiri që hyri në “Big Brother VIP” 7 October 2021