Nga Vendi
25 July 2026
Dyshohet se mori 18 mijë denarë ryshfet, Prokuroria kërkon paraburgim për punonjësin në Prilep

Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një të punësuar në Qendrën për Punësim, i dyshuar për marrje ryshfeti gjatë periudhës nga prilli deri në korrik të këtij viti. Sipas dyshimeve të prokurorisë, personi, i cili ushtronte detyrën e referentit të lartë, ka marrë gjithsej 18 mijë denarë për të kryer veprime që nuk duhej t’i realizonte në kuadër të detyrës së tij. I dyshuari akuzohet në bazë të nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal. Sipas të dhënave të rastit, ai dyshohet se kishte marrë nga një çift nga 6 mijë denarë në muaj, në këmbim të ndërmjetësimit për përfitimin e ndihmës sociale. Sipas Prokurorisë, pagesa e fundit është bërë më 24 korrik, kur i dyshuari është kapur nga policia. 



Të ndryshme
Më shumë
Artan Grubi: “BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë”28 October 2021
Trump Zelenskyt: Ndalo goditjet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, po shkakton mungesë globale13 September 2026
21-vjeçarja nga Kosova që punon si striptiste në Amerikë14 September 2021