Nga Vendi
26 July 2026
ASH: Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit, uji i sigurt për pije pritet së shpejti

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka bërë të ditur se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, duke vlerësuar angazhimin e institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe mbështetjen e të gjitha palëve të përfshira. Sipas ASH-së, shtabet e krizës në nivel qendror dhe lokal po funksionojnë mirë, ndërsa Komuna e Gostivarit po bashkëpunon me institucionet kompetente dhe ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës. Nga partia thonë se puna po vijon intensivisht për rikthimin e gjendjes në normalitet dhe se shumë shpejt pritet të sigurohet ujë për përdorim teknik, e më pas edhe ujë i sigurt për pije. ASH u ka bërë thirrje të gjitha palëve që situata të mos shfrytëzohet për përfitime politike, duke theksuar se, sipas tyre, "nuk ndërtohet rejting politik mbi fatkeqësitë e dikujt tjetër". Në reagim thuhet gjithashtu se të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë duhet të përcaktohen përmes një procedure të drejtë, objektive dhe transparente. 



Të ndryshme
Më shumë
Për gjashtë muaj, qytetarët e Maqedonisë luajtën 1.6 miliardë euro në kazino, automate dhe bastore 4 October 2026
Adelina Tahiri me dukje unike, e veshur në të zeza26 September 2026
“Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut alarmon BE-në dhe shqiptarët – si duhet vepruar? 5 July 2025