Nga Vendi
30 July 2026
Arben Fetai emërohet i Dërguar Special për Bashkimin Evropian me seli në Bruksel

Ish-zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka emëruar në detyrën e të Dërguarit Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.

Lajmin e bëri të ditur vetë Fetai përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se detyra e tij do të fokusohet në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit. “Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, duke kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane”, ka shkruar Fetai.

Ai shtoi se këtë përgjegjësi e pranon duke u mbështetur në përvojën e tij shumëvjeçare në Bruksel dhe angazhimin e mëparshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se beson plotësisht se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Zv/Kryeministri Grubi takoi ambasadoren e Malit të Zi Petroviq14 September 2020
Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa bashkëpunime 5 August 2020
Shkup: Shumë kalkulime për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale22 October 2021