Nga Rajoni
30 July 2026
Përcillen në banesën e fundit 24-vjeçarja dhe dy fëmijët e saj, hetimet vijojnë për shkaqet e tragjedisë në Postribë

Mes dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve, janë përcjellë këtë të enjte për në banesën e fundit Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 3 vjeç, të cilët humbën jetën pasi banesa e tyre në fshatin Domen të Postribës u përfshi nga flakët.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur mbetje të një bombole gazi, e cila po hetohet si shkaku i mundshëm i shpërthimit. Trupat e pajetë i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore në kuadër të hetimeve.

Gjatë marrjes në pyetje, nëna e 24-vjeçares ka deklaruar paraprakisht para hetuesve se vajza "nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me bashkëshortin kohët e fundit". Nga ana tjetër, bashkëshorti ka dëshmuar se në momentin e rënies së zjarrit ndodhej në një dyqan në qendër të fshatit, rreth 20 minuta larg në këmbë nga banesa, ku kishte shkuar për të bërë blerje për familjen.

Sipas hetimeve, vendndodhja e izoluar e banesës, terreni i vështirë malor dhe mungesa e një njoftimi të menjëhershëm kanë ndikuar që zjarri të konstatohej me vonesë, duke rënduar pasojat e ngjarjes. Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe kishte mbërritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë për të kaluar pushimet.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës15 September 2021
Të shkurtohet fushata për nderë të tragjedisë në Tetovë, ASH i përgjigjet Teuta Arifit17 September 2021
Rinia në qendër të zhvillimit: Diskutim frytdhënës mbi rolin e teknologjisë në Dobrosht15 October 2025