Nga Rajoni
31 July 2026
Haxhiu takon Nafije Latifin, mirënjohje për punën në ndihmë të grave të prekura nga kanceri i gjirit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim themeluesen dhe drejtuesen e Shoqatës “JETA/VITA”, Nafije Latifi, duke vlerësuar kontributin e saj shumëvjeçar në ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Haxhiu e cilësoi Latifin si një grua që, përmes forcës, përkushtimit dhe humanizmit, është kthyer në simbol të shpresës për shumë gra në Kosovë. Sipas saj, përvoja personale e Latifit, e cila ka përballuar tri herë kancerin e gjirit, është shndërruar në një mision jetësor për të ndihmuar dhe mbështetur gratë që përballen me këtë sëmundje. “Pasi e ka mposhtur tri herë kancerin e gjirit, ajo e ka shndërruar përvojën personale në një mision jetësor, duke punuar prej më shumë se dy dekadash për vetëdijesimin e grave mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes për të gjitha ato që përballen me këtë sëmundje”, u shpreh Haxhiu. U.D. Presidentja tha se gjatë takimit shprehu mirënjohjen për Latifin dhe ekipin e Shoqatës “JETA/VITA” për punën e tyre në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, si dhe për mbështetjen psikologjike e sociale që u ofrojnë grave të prekura nga kanceri i gjirit. “Institucionet dhe shoqëria jonë duhet të mbështesin iniciativa të tilla, të cilat luajnë rol tejet të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit dhe në shpëtimin e jetëve të qytetarëve”, theksoi Haxhiu.



Të ndryshme
Më shumë
Ulen flamujt e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në gjysmë-shtizë për shkak të tragjedisë në Tetovë 9 September 2021
Deputetët në Maqedoni, 30 ditë për listat anketuese 6 August 2020
Tetovë, 4 persona të vdekur nga virusi 3 September 2021