Nga Rajoni
31 July 2026
OVL-UÇK kundërshton hapjen e çështjeve të reja ndaj UÇK-së dhe paralajmëron përpjekje për rishkrimin e historisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër çdo përpjekjeje për hapjen e çështjeve të reja në Hagë që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si përpjekje për shtrembërimin e historisë dhe cenimin e vlerave të luftës çlirimtare. Në reagimin e saj, OVL-UÇK shprehet se bëhet fjalë për, siç thotë, “manovra të revizionizmit politik”, të cilat synojnë “ta shpallin kriminale një luftë të drejtë çlirimtare dhe të minojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit”. “Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet”, thuhet më tej në reagim. Deklarata vjen pas qëndrimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese që lidhen me çështjet e Tribunalit të Hagës dhe me mundësinë e paditjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. OVL-UÇK ka bërë të ditur se kundërshton çdo proces të ri që, sipas saj, do të cenonte të kaluarën dhe vlerat që lidhen me konfliktin e vitit 2001 dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. 



Të ndryshme
Më shumë
Tahir Sinani u përkujtua në 25-vjetorin e rënies, Kurti: Lavdi jetës dhe veprës së gjeneralit29 July 2026
Vazhdojnë thumbat! Antonela bën deklaratën e fortë për Ledjanën27 July 2021
Kadaj-Bujupi: LDK dhe PDK u kthyen fuqishëm, VV pësoi debakël19 October 2021