ShowBiz
31 July 2026
Dua Lipa në Prishtinë për Sunny Hill, zbulon se është bërë kumbarë: “U bëra nënëzë”

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Prishtinë për edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival, duke ndarë me ndjekësit emocionet e saj për nisjen e festivalit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregoi se ka vizituar mbrëmjen e kaluar hapësirën ku do të zhvillohet festivali dhe se është impresionuar nga përgatitjet e bëra nga organizatorët. “JEMI SËRISH KËTU!!!! Nuk mund ta besoj që jemi gati të nisim edicionin e 7-të të Sunny Hill Festival!!!!!!”, shkroi Dua Lipa, duke shprehur entuziazmin për rikthimin e festivalit. Ajo tha se ndihet “jashtëzakonisht krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin, për gjithçka që është bërë për ta realizuar këtë”, ndërsa shtoi se është “absolutisht e emocionuar dhe plot energji” për nisjen e eventit. Në të njëjtin postim, Dua Lipa ndau edhe një moment të veçantë nga dita e saj, duke zbuluar se është bërë “nënëzë” e një fëmije. “Dhe për ta bërë ditën e djeshme edhe më magjike... u bëra nënëzë”, shkroi ajo. Në fund, këngëtarja iu drejtua fansave me një mesazh emocionues: “Mund të them me siguri se lotët nuk kanë të ndalur gjithë ditën... SHIHEMI SONTE, PRISHTINË!!!!!”



Të ndryshme
Më shumë
Beatrix nuk e lëshon mikrofonin as në shtrat18 March 2022
Plazhin “në derë të shtëpisë”, vlonjatja merr rreze në ballkon… pa mbathje!28 August 2020
Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë21 July 2026