Nga Rajoni
3 August 2026
Tragjedi në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari pas një aksidenti rrugor

Një aksident me pasoja fatale është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”, ku një i ri rreth 20 vjeç ka humbur jetën.

Viktima është Antonio Mateli, banues në Ksamil, i cili drejtonte një furgon në momentin e aksidentit. Pavarësisht përpjekjeve për t'i dhënë ndihmë mjekësore, ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Klan News, Greta Haskaj.



Të ndryshme
Më shumë
Kompletohet përbërja qeveritare, afati i fundit ishte 2 shtatori23 August 2020
Osmani: Mesazhet nga Brukseli nuk janë të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë29 September 2021
Situata tensionohet, Turqia njofton stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor27 August 2020