Nga Rajoni
5 August 2026
Kulla krahason rastin e Bekir Halimit me Ahmed Kalanë: Po përdoret standard i dyfishtë

Analisti Ilir Kulla ka reaguar pas debatit të krijuar rreth shpalljes "non grata" të Bekir Halimit nga autoritetet shqiptare, duke akuzuar për standard të dyfishtë në reagimet publike. Ai tha se nuk e njeh personalisht Bekir Halimin dhe se nuk ka një qëndrim për të, por solli në vëmendje një rast të mëparshëm që, sipas tij, nuk mori të njëjtën vëmendje. "Nuk e njoh Bekir Halimin, hoxhën që qeveria shqiptare e futi në listën e të padëshiruarve dhe nuk kam një opinion për të, por njoh shumë mirë Ahmed Kalanë, imam nga Tirana, shumë i njohur në rrjetet sociale dhe mik i imi", u shpreh Kulla. Ai kujtoi se disa vite më parë Ahmed Kalasë iu ndalua hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se në atë kohë nuk pa reagime nga ata që, sipas tij, sot shprehen me tone të forta për rastin e Bekir Halimit. "Nuk pashë askënd nga këta që hakërrehen sot të thoshte një fjalë në mbrojtje të Ahmed Kalasë. Përdorni një metër matës në qëndrimet tuaja, sepse në ditën e gjykimit nuk do t'ju pyesin kush ishte në pushtet e kush në opozitë", përfundoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurti përgëzon Alban Skënderajn për koncertet madhështore në Prishtinë 8 December 2025
Atmosferë festash pa kufizime, mediat e huaja i kushtojnë vëmendje shpërthimit të virusit në Kosovë30 August 2021
Ilindeni, mesazhe të ndryshme nga Mickoski dhe Filipçe për të ardhmen e vendit 2 August 2026