Nga Rajoni
6 August 2026
Behrami kritikon Kurtin pas dështimit të konstituimit të Kuvendit: “Durimi po sosët”

Deputeti i sapobetuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për situatën e krijuar politike. Seanca konstituive u ndërpre pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa Kurti kërkoi kohë shtesë me arsyetimin se ende nuk është arritur një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Behrami e ka komentuar ashpër këtë zhvillim përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ku ka akuzuar Kurtin për mënyrën e drejtimit të institucioneve. “I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në ‘Banana Republic’!”, ka shkruar Behrami. Deputeti i PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu se pakënaqësitë mund të sjellin reagime qytetare, duke theksuar se, sipas tij, situata aktuale po e vështirëson funksionimin institucional. “Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve”, ka deklaruar Behrami. Reagimi i tij vjen në një kohë kur procesi i formimit të institucioneve të reja në Kosovë vazhdon të përballet me pengesa politike. /Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
BE heq kufizimet e udhëtimit, Rama: Ia dolëm, Shqipëria nuk ndalet16 June 2021
Bullizuan me vogëlushen, Dafina reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit13 October 2021
Kurti: Kërkesa për 45 vite burg deformon të vërtetën e luftës çlirimtare, e papranueshme 9 February 2026