Nga Rajoni
7 August 2026
Zjarret në Shqipëri, përmirësim i situatës, disa vatra ende aktive

Situata e zjarreve në disa zona të Shqipërisë është përmirësuar gjatë 7 gushtit, ndërsa ekipet në terren vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e plotë të vatrave që mbeten aktive. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, zjarret në Dajt dhe në Priskë janë shuar plotësisht. Ndërkohë, në Çikallesh të Kavajës dhe në Mallakastër, flakët janë izoluar dhe situata raportohet nën kontroll. Gjendja është stabilizuar edhe në Plan të Bardhë në Klos, ndërsa zjarret në Kostren 2 të Beratit dhe në Uruç të Peqinit janë shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale. Në Alikomemaj të Memaliajt vijon puna për shuarjen e një vatre ende aktive. Në operacione janë angazhuar strukturat vendore, Forcat e Armatosura dhe ekipet e emergjencave, ndërsa zonat e prekura po monitorohen për të parandaluar riaktivizimin e flakëve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon veprimet në terren, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se ndërhyrjet do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive. 



Të ndryshme
Më shumë
Begaj i tronditur nga aksidenti në Durrës, thirrje për më shumë siguri në rrugë 3 May 2026
Mbledhje të katër komisioneve kuvendore 9 July 2021
Kukësi i boshatisur, kurse Edi Rama u premton 1 milion turistë30 April 2025