Nga Rajoni
16 August 2026
Vjosa Osmani në Krushë: Gratë që e kthyen punën në shpresë dhe sukses

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Kooperativën “Krusha” në Krushë, ku u takua me gratë që prej vitesh e kanë kthyer punën dhe përkushtimin në një histori suksesi, jo vetëm për komunitetin e tyre, por edhe përtej Kosovës. “Bashkë me kolegë, para disa ditësh vizituam Kooperativën ‘Krusha’, aty ku gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth dëshmojnë çdo ditë se si punohet me nder dhe si ecet përpara, duke u bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës”, ka shkruar Osmani. Ajo e vlerësoi punën e grave të kooperativës si një dëshmi të fuqisë së njerëzve që, përmes punës dhe këmbënguljes, ndërtojnë mundësi të reja dhe japin shpresë për të ardhmen. “Vendi ynë ka njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët na japin shpresë dhe motiv për ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani. Kooperativa “Krusha”, e lidhur ngushtë me emrin e Fahrije Hotit, është prej vitesh një shembull i fuqizimit ekonomik të grave dhe i zhvillimit të një sipërmarrjeje të ngritur nga gratë e Krushës. Osmani e ka vlerësuar edhe më herët Hotin dhe kooperativën si “sinonim të ngadhënjimit dhe suksesit”.



Të ndryshme
Më shumë
Talat Xhaferi nga Kërçova: Populli qëndron pas nesh në sfidat e rradhës 4 July 2020
Nesër konstituohet Kuvendi, nën protokolle të posaçme kundër Covid-19 3 August 2020
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021