Nga Vendi
20 August 2026
Marin Mema reagon për mungesën e himnit shqiptar në Pustec: “Shteti shqiptar të reagojë!”

Gazetari Marin Mema ka reaguar pas ceremonisë së zhvilluar në Pustec gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku, sipas pamjeve dhe raportimeve mediatike, u intonua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut. Mema e cilëson situatën të papranueshme dhe kërkon reagim nga autoritetet shqiptare. “Shteti shqiptar të reagojë!”, shkruan ai, duke shtuar se organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si u zhvillua ceremonia. “Si mund të pranohet diçka e tillë? Kjo është e papranueshme, është e turpshme, skandaloze!”, shprehet Mema, duke argumentuar se aktiviteti u zhvillua në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gazetari thekson se Pusteci, pavarësisht se është një zonë ku jeton komuniteti maqedonas, ndodhet në territorin shqiptar dhe, sipas tij, kjo nuk duhet të nënkuptojë anashkalimin e simboleve shtetërore shqiptare. “Në asnjë mënyrë nuk mund të mos vendoset himni shqiptar, kur aktiviteti organizohet në territorin e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ai. Mema e lidh këtë episod edhe me çështjen e respektimit të të drejtave dhe simbolikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar nga institucionet shqiptare që të reagojnë dhe të tregojnë, siç shprehet ai, se “jeni shtet serioz”. Në një reagim të fortë, ai përfundon: “Boll me këto tolerime të vazhdueshme! Tregojuni zyrtarisht vendin këtij e shumë të tjerëve si ky!” 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje rreth presidentit të ri 6 August 2026
Irani angazhohet: nuk do të prodhojmë kurrë armë bërthamore17 June 2026
Kërkohet rritje e pagave në Zvicër30 August 2021