Nga Vendi
8 September 2026
Dekoret e pavarësisë, LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka reaguar lidhur me dekorimin e Tetovës për festën shtetërore, duke akuzuar Komunën se ka anashkaluar flamurin shqiptar dhe ka vendosur në hapësirat publike simbolin e Diellit të Verginës.

Nga kjo parti pretendojnë se përdorimi i këtij simboli bie ndesh me detyrimet e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa vendosja e flamurit shqiptar në komunat ku komuniteti shqiptar është shumicë, sipas tyre, parashihet me ligj.

LSH kërkon përgjigje nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe VLEN-i, duke pyetur se kush e ka autorizuar vendosjen e simbolit të Diellit të Verginës dhe mbi çfarë baze ligjore është bërë një zgjedhje e tillë.

“Pse u anashkalua flamuri shqiptar?” dhe “Mbi çfarë baze ligjore u bë kjo zgjedhje?”, janë disa nga pyetjet e ngritura në reagim.



Të ndryshme
Më shumë
Tensionet në Egje! Turqia e vendosur për gaz dhe naftë: Na lejohet ti fundosim grekët 8 August 2020
Sa i pagoi Afrim Muçiqi – Shkurte Gashin e Shkëlzen Jetishin që i kënduan në dasmën e djalit? 3 September 2021
MPB Maqedoni: 648 gjoba për vozitje të shpejtë23 August 2021