ShowBiz
9 September 2026
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare, këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare në spitalin “Elpis”. Shkak i vdekjes raportohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Thirrja për ndihmë në Qendrën Kombëtare të Ndihmës së Shpejtë (EKAB) është bërë nga një klinikë private e mjekësisë interne në Kolonaki, ku këngëtari kishte shkuar për kontroll, shkruan The National Herald.

Sipas stafit të klinikës, Mazonakis kishte pësuar arrest kardiak. Një ekip i EKAB-it mbërriti menjëherë në vendngjarje me motor dhe nisi reanimimin kardiopulmonar (CPR).

Pas disa minutash, këngëtari u transportua me ambulancë drejt spitalit “Elpis”, i cili ishte spitali kujdestar më i afërt.

Përpjekjet për ta rikthyer në jetë vazhduan edhe në repartin e urgjencës, por fatkeqësisht rezultuan të pasuksesshme. Mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Giorgos Mazonakis ishte një prej këngëtarëve më të njohur të gjeneratës së tij në Greqi. Ai kishte lindur në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e kishte nisur karrierën profesionale në vitin 1992, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Gjatë më shumë se tri dekadave në skenë, Mazonakis u shndërrua në një prej emrave të spikatur të muzikës greke, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme. 



Të ndryshme
Më shumë
Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë24 October 2025
SHBA përgatit takim me Iranin në Pakistan, tensionet mbeten të larta24 March 2026
Parlamenti Evropian miratoi Raportin për Maqedoninë, por fshiu referencat për gjuhën dhe identitetin maqedonas 9 July 2025