Nga Vendi
9 September 2026
Del nga paraburgimi pronari i diskotekës "Pulse" të Koçanit, Dejan Jovanov

Dejan Jovanov Deko, pronari i diskotekës Puls në Koçan, ku humbën jetën 63 persona në zjarrin katastrofal, për më pak se një muaj del nga paraburgimi.

Këtë për televizionin “Telma” e kanë konfirmuar nga Gjykata Penale në Shkup, prej nga thonë se zgjatja e fundit e paraburgimit i është deri më 3 tetor. Ai do të mbrohet nga liria, sepse sipas ligjit mund të qëndrojë në paraburgim maksimum një vit nga vlerësimi i aktakuzës, thonë nga gjykata.

“Ju njoftojmë se masa e paraburgimit, e përcaktuar kundër të akuzuarit të parë Dejan Jovanov, nga këshilli penal është zgjatur deri më 03.10.2026, duke pasur parasysh se aktakuza është vlerësuar më 03.10.2025 dhe sipas dispozitave ligjore masa e paraburgimit mund të zgjasë deri në maksimum një vit nga vlerësimi i aktit. Me qëllim të sigurimit të pranisë së papenguar në pjesën e mëtejshme të procedurës gjyqësore, Gjykata, sipas praktikës së deritanishme, pas skadimit të afatit ligjor për masën e paraburgimit, përcakton masa shtesë për kujdes dhe sigurimin e të akuzuarit” – deklaruan për Telma nga Gjykata Themelore Penale – Shkup.

Jovanov u arrestua menjëherë pas zjarrit në diskotekë më 16 mars, ndërsa më 23 mars iu caktua paraburgimi. Gjykimi kundër tij dhe edhe 33 të akuzuarve filloi në nëntor dhe ende vazhdon, ndërsa parashikimet janë se do të jetë një nga proceset më të gjata dhe më voluminoze.

I akuzuar është edhe vëllai i tij, Todor Jovanov, të cilit masa e arrestit shtëpiak iu hoq pasi dha garanci prej rreth 320 mijë euro në pasuri të paluajtshme.

I akuzuar është edhe djali i Jovanovit, por për të janë shqiptuar vetëm masa kujdesi. Dejan Jovanov disa herë ka kërkuar heqjen e paraburgimit për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, por gjykata nuk e ka pranuar kërkesën. Kërkesat e tij kanë nxitur reagime të ashpra nga prindërit e viktimave, të cilët thoshin se krijohet ndjesia se rasti po minimizohet dhe se jetët njerëzore po lihen në plan të dytë. Paraburgimi ishte caktuar për shkak të rrezikut nga arratisja, ndërsa pas daljes së tij për më pak se një muaj ai nuk do të ketë as garanci aktive që nuk do të ikë.

Në muajt e fundit gjykata për katër të akuzuar që ishin në arrest shtëpiak ka pranuar garanci dhe i ka liruar, mes tyre për Jane Jançevski, Mitko Stojanov, Martin Gjorgjiev dhe Stojanço Dimitriev dhe Bekim Haxhiu.

Nga gjykata theksojnë se kanë masa alternative dhe se ata paraqiten rregullisht në seanca.



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski për legalizimin e marihuanës: Duhet të shohim se çka fitojmë dhe çka humbim11 December 2020
Vendimet e marra në mbledhja e 34-të të këshillit të komunës së Tetoves30 September 2020
Frika nga COVID-19, Suedia ndalon hyrjen për kosovarët 3 September 2021