Nga Vendi
10 September 2026
Osmani: Presim zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, paralajmëroi se partia e tij po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027.

Osmani u pyet nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhje në prill, Osmani konfirmoi se ka pasur komunikime me OBRM-PDUKM-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete.


“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me VMRO-DPMNE-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2027 dhe po bëjmë përgatitjet”, deklaroi Osmani.

I pyetur edhe për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi i cili po gjykohet për rastin "Lotaria", Osmani tha se është vendim absurd që të gjykohet ai për një vendim kolektiv të Qeverisë, pasi për vendime të tilla përgjegjëse është Gjykata Administrative dhe ajo Kushtetuese.

Ai tha se në këtë moment duhet të largohet fokusi nga trajtimi i ngjarjes si "show" dhe të veprohet me fakte.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova miraton fonde për ujin në Leposaviq, tekstet shqipe në Luginë dhe inovacionin17 July 2026
Bashkimi Osmani-Abdixhiku, Arifi: Ka nisur rrënimi i perandorisë së mashtrimit11 May 2026
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021