ShowBiz
10 September 2026
Adelina Ismaili publikon një fotografi të rrallë të saj në vitet e 80-ta

Artistja ikonike shqiptare, Adelina Ismaili, ka befasuar me një postim të fundit në Instagram.

Këngëtarja e shumë hiteve ka publikuar një fotografi të rrallë nga vitet 80-ta, pikërisht në kohën kur rrjetet sociale janë pushtuar nga trendi i fotografive të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale, që tregojnë se si do të dukeshin njerëzit në atë dekadë.


Ismaili e ka ndarë fotografinë në llogarinë e saj në Instagram, duke i bashkëngjitur edhe një përshkrim.


“Nuk ka nevojë për filter të viteve 80-ta”, ka shkruar artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun.

Në fotografi, Adelina shihet në moshë të re, e veshur me një fustan të verdhë dhe duke pozuar para kamerës.

Adelina Ismaili është një prej artisteve shqiptare me një karrierë prej katër dekadash. Ajo e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në moshë të vogël dhe përgjatë karrierës ka sjellë hite të shumta, duke u shndërruar në një ikonë të muzikës shqiptare.

Që nga vitet 90-ta, ajo është dalluar për stilin e saj të veçantë dhe për thyerjen e tabuve në skenën shqiptare. Me kalimin e viteve, Adelina ka krijuar një bazë të gjerë fansash, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për disa gjenerata, duke përfshirë edhe brezin Gen Z.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni është e qëndrueshme, vazhdon imunizimi në 58 vendbanime22 July 2021
Hynë në fuqi masat që Qeveria e Maqedonisë i vendosi në vendkalimet kufitare 1 September 2021
Shahpaska: Ka vende të lira në çerdhe, nënat duhet të kthehen në punë28 September 2020