Nga Rajoni
10 September 2026
OVL e UÇK-së reagon ndaj Prokurorisë së Specializuar: Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.

OVL e UÇK-së thekson se këto kërkesa nuk janë befasi.

Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij

“Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia.

Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë.

Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim.

Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”, thuhet në reagim.

OVL UÇK thekson se nuk pret lajme të mira nga një Prokurori e tillë, megjithatë, pret drejtësi nga gjykatësit.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.

OVL e UÇK-së thekson se këto kërkesa nuk janë befasi.

Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij

“Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia.

Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë.

Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim.

Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”, thuhet në reagim.

OVL UÇK thekson se nuk pret lajme të mira nga një Prokurori e tillë, megjithatë, pret drejtësi nga gjykatësit.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, thuhet në reagim. 



Të ndryshme
Më shumë
Sot merret vendimi për rastin “Monstra”23 February 2021
Mandatari Zaev e dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re26 August 2020
BDI publikon kandidatët për zgjedhjet lokale.21 July 2025