Nga Vendi
11 September 2026
QMK: Dy zjarre aktive, katër nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 25 janë shuar.

Zjarre aktive ka në Komunën e Makedonski Brodit në afërsi të fshatit Belicë dhe lokalitetin Kajorec, ku digjet një pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, dhe në Komunën Çuçer-Sandevë, afër fshatit Brest dhe lokalitetit Ramno, ku digjet një pyll i përzier.

“Zjarret në afërsi të fshatit Bence të Komunës së Makedonski Brodit, afër fshatit Taymishte të Kërçovës, në deponinë komunale në Dellçevë dhe afër fshatit Kopanicë të Komunës së Sarajit janë nën kontroll”, thonë nga QMK.



Të ndryshme
Më shumë
Secila më e mirë se tjetra, këto janë katër motrat bukuroshe të Arbenitës21 June 2021
Kallëzim penal ndaj dy personave pasi prodhonin akull për shitje në kushte johigjienike26 September 2026
Familjarët e viktimave të zjarrit në Spitalin Modular: Të zhgënjyer nga vendimi, do ta ndjekim rastin në instanca më të larta16 May 2025