Nga Vendi
11 September 2026
Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje do t'i përgjigjemi pozitivisht dhe do t'i fitojmë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-PDMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se në rast se opozita ka ndonjë kërkesë në kuadër të Kuvendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do t’i fitojë të njëjtat.

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Unë tashmë jam përgjigjur në këtë pyetje. Kjo qeveri ka marrë besimin nga qytetarët që ta udhëheqë mandatin e plotë katërvjeçar. Ne kemi zgjedhje të rregullta të planifikuara për prill 2028. Opozita, nëse paraqet kërkesë në suazat e Kuvendit, ja, kemi një opozitë të bashkuar. Këtu është koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe Levica në suazat e Kuvendit. Ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të mbajmë zgjedhje dhe do t’i fitojmë”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
12-vjeçarja bënë vetëvrasje pasi u përdhunua 2 September 2021
Tetovë, arrestohen 13 persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë30 June 2021
Gostivar, një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte31 August 2021