ShowBiz
11 September 2026
A do të këndonte në dasmën e Selin, përgjigjet Miri

Këngëtari i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për projektet e tij të reja muzikore, por edhe për disa prej ish-banorëve me të cilët ndau eksperiencën në shtëpinë e famshme.

Gjatë intervistës, moderatorja nuk ka lënë pa e pyetur edhe për çiftet që u krijuan gjatë edicionit të pestë të reality show-t, përfshirë planet e tyre pas përfundimit të programit.


Miri u shpreh se nuk dëshiron të komentojë lidhjet e ish-banorëve, duke theksuar se secili tashmë po ndjek jetën e tij.

“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, tha ai.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në dasmën e tyre në rast se do të ftohej, Miri u përgjigj me humor, duke lënë të hapur mundësinë.

“Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim”, tha këngëtari.

Moderatorja insistoi duke i kërkuar të shprehej më qartë, ndërsa Miri theksoi se nuk mban inate dhe se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania” është sjellë në mënyrë korrekte.

“Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vetë”, u shpreh ai.


Në një moment, biseda u fokusua edhe te mundësia që ai të këndonte në dasmën e Selinës, nëse një ditë do të merrte një ftesë të tillë.

“Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’, ky muhabet”, tha Miri me humor.

Kështu, finalisti i BBVA5 nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse do të ishte i pranishëm në një dasmë të ish-banorëve, duke lënë gjithçka në varësi të ftesës dhe situatës. 



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut14 September 2021
Seanca të tre komisioneve kuvendore13 June 2025
Rasti i katërt me llojin “Delta” në Maqedoni, kërkohet që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 7 July 2021