Nga Rajoni
12 September 2026
Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës, nisen për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Në mbështetje të marshit kombëtar që zhvillohet sot në Prishtinë, në solidaritet me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë nisur drejt Kosovës.

Dhjetëra qytetarë, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga diaspora, kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit për t’iu bashkuar marshit në Prishtinë.

Mes tyre ka edhe emigrantë të ardhur nga Zvicra, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për të qenë pjesë e këtij tubimi. /Tch/



Të ndryshme
Më shumë
Kasami me ofertë për Iniciativën “Më e mira për Tetovën”11 October 2021
SHBA paralajmëron Francën dhe Gjermaninë: Lironi rezervat e naftës ose rrezikoni ndalimin e eksporteve 1 October 2026
Flamuri i UÇK-së në protestat e dhunshme në Tiranë, reagon OVL e UÇK-së15 October 2026