Nga Rajoni
12 September 2026
Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë

Mbi 8 mijë shtetas dhe rreth 2 mijë automjete kanë kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës gjatë kësaj fundjave, me destinacion kryesisht Prishtinën, për të marrë pjesë në “Marshin e Lirisë”, i cili u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit, lëvizjet në drejtim të Kosovës kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa në mesin e udhëtarëve raportohet se ka pasur edhe pjesëtarë të diasporës.

Qarkullimi në dy autostradat që lidhin Shqipërinë me Kosovën pritet të rritet edhe gjatë orëve në vijim dhe ditës së diel, si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në kthim drejt Shqipërisë.

“Marshi i Lirisë” në Prishtinë u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa vendimi ndaj tyre pritet të shpallet më 16 shtator.

Dukagjini, gjatë ditës së sotme ka publikuar pamje të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve nga Shqipëria që kalonin kufirin me Kosovën në këmbë.



Të ndryshme
Më shumë
Dy ditë pa u parë, Graniti i bën Fifit surprizë romantike14 October 2021
Moti me diell, temperatura deri në 39 gradë28 June 2021
Maqedoni: Nga shtatori infermiereve dhe teknikëve do t’u paguhet arsimi i lartë24 June 2021