Nga Rajoni
13 September 2026
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga ajri të Marshit për Liri, të mbajtur dje në Prishtinë, ku mijëra qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Krahas fotografisë që pasqyron masivitetin e marshit, Hoxhaj ka përshëndetur pjesëmarrësit me një mesazh të shkurtër dhe emocional.

“Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që dje marshuan me UÇK-në në zemër!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ishte pjesë e marshit së bashku me familjen e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk ka vend për parsonat që kanë nevojë për oksigjen/ Gostivar, situata me Covid 19 vazhdon të jetë serioze30 August 2021
Shkup, i mituri gjen të vdekur me lëndime në kokë gjyshen e tij 7 July 2020
Vesel Kurtishaj flet pasi u alivanos LIVE në emision23 August 2021