Nga Rajoni
13 September 2026
“Marshi për Liri” jehonë në mediat ndërkombëtare: Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

“Marshi për Liri”, i mbajtur në Prishtinë me pjesëmarrje të madhe, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Tubimi, i cili u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve, u përcoll me interes përtej Kosovës, duke vendosur në qendër të vëmendjes mesazhet e protestuesve për liri, drejtësi dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, derisa ka publikuar pamje nga tubimi, teksa raportoi se mijëra qytetarë u mblodhën në sheshet qendrore të Prishtinës, duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta në mbështetje të Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Reuters vë në dukje se tubimi u zhvillua më 12 shtator, disa ditë para 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë në gjykimin për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Edhe agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Kosovës pak ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

“Potestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit, duke brohoritur “UÇK” dhe duke mbajtur fotografi të Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në pankarta u shënuan mesazhe si: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm”, “Çlirimtarët, sillni në shtëpi” dhe “Kosova po pret”, shkruan APF.

Në raportimin e saj, AFP thekson se në Kosovë Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij shihen gjerësisht si heronj të luftës, ndërsa Thaçi veçanërisht konsiderohet një figurë kyçe e pavarësisë së Kosovës.

Edhe Associated Press ka raportuar për marshin në Prishtinë dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve. /Reporteri.net/

Edhe Associated Press ka raportuar për marshin në Prishtinë dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve. 

Të ndryshme
Më shumë
Nga deponi e egër në park modern, Sanije Duraku Kasami: Hapësira pranë Vardarit po merr një pamje të re19 June 2026
Deri më tani, nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe rezultatet19 October 2021
Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet me një bashkëpunim 1 July 2021