Nga Rajoni
13 September 2026
Deliu: Vetëvendosje pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksiar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka akuzuar gjithashtu Vetëvendosjen se, sipas saj, në koordinim me Listën Serbe, ka zhvilluar një proces votimi të cilin e ka cilësuar si “spektakël politik”.

“Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik”, ka deklaruar ajo.

Deliu ka paralajmëruar se zhvillimet e radhës do të jenë pas 16 shtatorit, si dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut30 August 2021
Policia arreston me dhunë vajza, dhe punonjësen e medias (FOTO)10 March 2022
Efekti Ronaldo: Nuk do ta besoni sa ndjekës iu shtuan Manchester Unt vetëm dy orë pas transferimit28 August 2021