Nga Bota
13 September 2026
Trump Zelenskyt: Ndalo goditjet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, po shkakton mungesë globale

Donald Trump ka kritikuar sulmet ukrainase ndaj objekteve të karburanteve në Rusi, duke pretenduar se ato po ndikojnë në furnizimin global me naftë.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të karburanteve, duke pretenduar se goditjet ndaj objekteve të naftës dhe karburanteve diesel po kontribuojnë në një mungesë globale.

Trump i bëri komentet gjatë qëndrimit të tij në Irlandë, në kuadër të turneut Irish Open, që po zhvillohet në klubin e tij në Doonbeg, raportoi European Pravda.

I pyetur nëse kishte biseduar me Zelenskyn pas bisedës së tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, Trump u ndal te sulmet ukrainase ndaj objektivave në Rusi.

“Zoti Zelensky duhet të bëjë një gjë. Ai duhet të ndalojë së godituri karburantin diesel në Rusi”, tha Trump, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Ukraina mund të vazhdojë të godasë objektiva të tjera, por duhet të shmangë infrastrukturën e karburanteve.

“Le të godasë objektivat, por jo karburantin diesel, sepse po shkakton një mungesë të naftës diesel”, deklaroi presidenti amerikan.

Sulmet ukrainase ndaj rafinerive, depove dhe objekteve të tjera energjetike ruse janë intensifikuar gjatë periudhës së fundit, ndërsa Kievi i konsideron këto infrastruktura pjesë të kapaciteteve që mbështesin makinerinë ushtarake të Moskës.

Megjithatë, në deklaratat e tij, Trump nuk i bëri thirrje presidentit Putin që të ndalojë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, i cili tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Qëndrimi i presidentit amerikan vjen në një periudhë kur çështja e furnizimit me karburante dhe ndikimi i luftës në tregjet energjetike vazhdon të jetë një prej shqetësimeve kryesore ndërkombëtare. 



Të ndryshme
Më shumë
Sot në Kosovë, 47 të infektuar dhe 22 të shëruar nga COVID-1922 June 2020
Mickoski: Alternativa nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit19 November 2021
LSDM shpalli thirrjen për kandidatët për kryetar komunash, ja kushtet ?25 June 2021