Nga Vendi
14 September 2026
Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari

Forumi Rinor i BDI-së sot ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Ata përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari pas deklaratës së djeshme për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Anëtarët e Forumit Rinor mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "dorëheqje" dhe fotografi të krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë.

Shasivari: Të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, Kosova duhet ta përballojë këtë moment me qetësi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari dje përmes një deklarate kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, pavarësisht përmbajtjes së tij.

Shasivari potencon e Kosova duhet ta pranojë qetësisht vendimin, gjyqësorin dhe të mbrojë integritetin e institucioneve.



Të ndryshme
Më shumë
Protesta në gjithë Shqipërinë, qytetarët bllokojnë edhe “Rrugën e Arbërit”10 March 2022
Ilaçi i ri i imunoterapisë eliminon tumoret në disa kancere në fazat e hershme30 April 2025
Si në ‘Black Mirror’: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer30 April 2025