“Big Brother VIP Kosova” është gati për sezonin e pestë, ndërsa këtë vit pritet të nisë më herët se zakonisht.
Është bërë e ditur se reality-show pritet të nisë në javën e parë të muajit tetor, ndërsa protagonistët tashmë janë përzgjedhur.
Sipas të njëjtave burime, këtë sezon Alaudini do të jetë i vetëm në moderimin e spektaklit, të cilin do ta drejtojë për të pestën herë radhazi.
Detaje të tjera rreth banorëve dhe datës së saktë të nisjes pritet të bëhen të ditura së shpejti.