ShowBiz
14 September 2026
Derisa pret në spital lindjen e binjakëve, Xhuli Nura nuk heq dorë nga kujdesi për pamjen

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ndodhet prej disa ditësh në një spital në Zvicër, ku po pret momentin për të sjellë në jetë binjakët e saj.

Pavarësisht se është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nën kujdesin e mjekëve, Xhuli duket se po e shijon pritjen me qetësi dhe nuk ka hequr dorë nga kujdesi për pamjen.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga spitali, ku shihet një stiliste duke i rregulluar flokët.

 

 Foto: Instagram

Momenti ka tërhequr vëmendjen, pasi modelja është vetëm pak kohë larg lindjes.

Me këtë paraqitje, Xhuli tregon edhe një herë se kujdesi për veten dhe eleganca mbeten pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së saj, edhe në një nga momentet më emocionuese të jetës.

 

 Foto: Instagram

Tashmë, të gjithë sytë janë te ardhja në jetë e binjakëve, për të cilët Xhuli po përgatitet prej muajsh.

Familjarët dhe ndjekësit e saj presin me padurim lajmin e bukur.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është mashkulli misterioz që ia ka rrëmbyer zemrën Adriana Matoshit18 October 2020
Shkupjani nga Vardari peshkon krap me peshë prej 82 kilogramëve24 August 2021
Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi 8 July 2020