ShowBiz
15 September 2026
Selin Bollati tregon çfarë ka ndodhur me 100 mijë eurot e Big Brother VIP

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë disa këshilla për personat që në të ardhmen do të bëhen pjesë e reality show-t.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se banorët e ardhshëm nuk duhet t’i marrin shumë afër zemrës situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por duhet ta shohin formatin si një lojë dhe një eksperiencë që mund të provohet të paktën një herë në jetë.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh Selin.

Fituesja e edicionit të pestë u pyet gjithashtu nëse e ka marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Me humor, Selin konfirmoi se paratë i janë dhënë tashmë.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, tha ajo.

Ajo tani po vazhdon angazhimet profesionale, ku së shpejti do të jetë pjesë e panelit te "Goca dhe Gra".



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1 gushti përplot 33mijë shtetas të Maqedonisë kanë udhëtuar në Shqipëri26 August 2020
Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta29 July 2021
Protesta e opozitës në Tiranë shoqërohet me tensione dhe incidente pranë institucioneve22 March 2026