Nga Rajoni
15 September 2026
Flamuri i UÇK-së vendoset në Ambasadën e Kosovës në Hagë

Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, vetëm 24 orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vendosja e flamurit vjen 24 orë para ditës kur në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykata ka konfirmuar se shpallja e aktgjykimit është caktuar për këtë datë.

Në Hagë tashmë kanë nisur aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se aktivitetet e saj janë zhvendosur nga Kosova drejt Hagës, ku pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes”.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk e kemi parë prej kohësh, Mimoza Shkodra po shkëlqen me stilin e ri në dukje...11 October 2026
Nga nesër përsëri rritje të derivateve të naftës14 July 2025
Selami: Nuk kemi problem me regjistruesit shqiptarë, problem është me regjistruesit maqedonas në komunat e Shkupit24 September 2021