Nga Rajoni
15 September 2026
Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

 Edhe Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator.

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar, siç thuhet, tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Nesër, më 16 shtator, shpallet aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Edhe përfaqësi tjera diplomatike dhe misione ndërkombëtare u kanë kërkuar punëtorëve dhe shtetasve të vendeve ose organizatave që përfaqësojnë ata, të shmangin tubimet dhe udhëtimet ose daljet e panevojshme jashtë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, nga dita e premte fillojnë me punë kafenetë në të mbyllur dhe fitneset23 June 2020
Bastisje në Shkup, konfiskohet sasi e madhe e substancave narkotike 2 October 2025
Besimi nuk ndryshon, edhe 4 vite të tjera Armando Duka në krye të FSHF-s 16 February 2026