Nga Rajoni
16 September 2026
Rrethojat vendosen para Qeverisë në Prishtinë, policia shton masat e sigurisë para vendimit në Hagë

Më pak se një orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet të mësojnë vendimin e trupit gjykues, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.

Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, organet e sigurisë kanë ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e tubimeve të qytetarëve.

Në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, Policia e Kosovës është pozicionuar pranë objektit të Qeverisë, ndërsa para tij janë vendosur edhe rrethoja metalike.

Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, sjell pamje nga sheshi "Skënderbeu", ku vërehet prania e policisë dhe masat e ndërmarra para nisjes së seancës në Hagë.

Në pritje të vendimit, qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa zhvillimet nga Haga pritet të përcillen me interes të madh në të gjithë Kosovën.

Edili mbështet këtë mbulim special nga Haga. 



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Nga 1 janari paga minimale do të jetë 18 mijë denarë25 October 2021
Një nga aktorët më të kërkuar në Turqi shfaqet në serial me një zingjir me shqiponjë14 September 2021
Zaev nga Prilepi: Kemi krijuar shtet sovran, ku jetojnë maqedonas, identiteti dhe gjuha janë pranuar nga tërë bota 8 July 2020