Nga Rajoni
16 September 2026
Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk është provuar ekzistenca e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, si kusht për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Tutje Smith u shpreh se ndonëse ekzistonte një politikë ose plan për personat që konsideroheshin kundërshtarë, viktimat u zgjodhën vetëm duke u bazuar në faktorin individual dhe jo bazuar në përkatësinë e tyre në një popullatë civile të shenjës truar.

"Trupi gjykues nuk është i bindur se personat e shenjestruar nga anëtarët e UÇK-së në këtë çështje gjyqësore mund të konsiderohen si popullatë civile", shtoi gjykatësi.

Si rrjedhojë e kësaj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 200 mijë njerëz shkojnë në funeralin e Charlie Kirk22 September 2025
Iftar zyrtar në nder të Ramazanit, Tërnava dhe përfaqësues të BIK priten nga krerë institucionalë15 March 2026
Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës24 August 2021