Nga Rajoni
16 September 2026
Avokati Koci: Procesi juridik s’ka përfunduar, duhet formuar një Këshill Kombëtar

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se procesi juridik nuk ka përfunduar ende. Sipas tij Kosova duhet ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin.

“Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës!
Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.
Procesi juridik nuk ka përfunduar!
Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz.
Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës”, shkruan Koci në reagim.



Të ndryshme
Më shumë
Fazliu: Propaganda e ‘botës serbe’ po flet shqip dhe krijon mjegull politike11 May 2026
Shkencëtarët krijojnë kompjuterin më të shpejtë të bërë ndonjëherë29 June 2020
Regjistrohet tërmet në Maqedoni28 September 2021