ShowBiz
16 September 2026
Pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Don Xhoni: Marre, liria jonë nuk është krim

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në InstaStory, Don Xhoni ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me aktgjykimin, duke shkruar: “Marre, liria jonë nuk është krim”.

Reagimi i tij vjen pas shpalljes së dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

 

 Foto: Instagram

Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 vjet. Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet burgim, kurse Selimi me 13 vjet burgim.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, përfshirë edhe nga figura të njohura të muzikës dhe jetës publike, të cilët kanë komentuar aktgjykimin përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka përfunduar në shkallën e parë, ndonëse vendimi mund të ankimohet në përputhje me procedurat gjyqësore. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, shërohen 74 pacientë17 July 2020
MASH-i rrit mbështetjen për nxënësit e talentuar, do të financoj pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare30 September 2025
Në Serbi janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë 5 July 2021