Nga Rajoni
16 September 2026
“Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se ka takuar babain e tij pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka përcjellë mesazhin e babait të tij, duke thënë se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër.

“Sapo përfundova vizitën me babin", thuhet fillimisht në postimin e tij.

"Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".

"Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”, ka shkruar Altin Krasniqi.

Ai ka përcjellë edhe qëndrimin se aktgjykimi përbën, sipas tij, një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa vendimi i shkallës së parë mund të ankimohet. 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Izairi: Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave, për 225 vota nuk ia dolëm22 October 2021
Një tigër i merr jetën një vajze pasi dikush e la të lirë të dalë nga kafazi31 August 2021
Shkëndija firmos me Nafiun dhe Muratin23 June 2020