Nga Rajoni
16 September 2026
Reagon Endrit Thaçi: Beteja nuk ka mbaruar, historia nuk ndryshohet!

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar në Instastory, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë vendim ka qenë e madhe.

Për këtë, Endrit Thaçi tha se beteja nuk ka mbaruar, duke shtuar se sapo të kthehet nga Haga do t’i bashkohet “zërit të qytetarëve”.

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.

Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.

 



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme23 July 2021
Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet, së shpejti edhe dy këngë të reja 8 July 2021
E hoqi kryqin nga klipi, Capital T reagon për herë të parë21 July 2021