Nga Rajoni
17 September 2026
Studentët protestuan para Qeverisë së Kosovës: Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë

Një grup studentësh janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar me pankarta dhe thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në duar ata kanë pankarta me mbishkrimet “Jo në emër të studentëve” dhe “Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë”, ndërsa nga turma dëgjohen edhe thirrje “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke!”.

Protestat në Prishtinë kanë nisur që nga dita e djeshme, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Që nga publikimi i vendimit, qytetarë, veteranë, studentë dhe grupe të ndryshme janë mbledhur në protesta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit dhe duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

 



Të ndryshme
Më shumë
Nis aplikimi për vaksinim falas kundër gripit në Maqedoni14 October 2026
Dita e dytë pa asnjë të vdekur në Tetovë nga Covid-19 8 September 2021
Dhurata e Bidenit për Putinin17 June 2021