ShowBiz
17 September 2026
Leonora Jakupi zbulon se iu nënshtrua një ndërhyrjeje në sy

Leonora Jakupi ka reaguar pas shqetësimit të krijuar rreth gjendjes së syrit të saj, për të cilin është diskutuar së fundmi.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël në kapakun e sipërm të syrit.

Mjeku që realizoi procedurën ka shpjeguar se te Leonora ishte shfaqur një inflamacion në pjesën e sipërme të syrit.

 

 Foto: Instagram

Sipas tij, një gjendje e tillë mund të ndikohet nga prekja me duar, lotimi i syrit apo edhe pagjumësia.

“Te kapaku i sipërm te Leonora ishte një inflamacion, i cili mund të përshpejtohet nga kontakti me dorë, lotimi dhe pagjumësia”, ka deklaruar mjeku.

 

 Foto: Instagram

Ndërkohë, vetë artistja tha se ndërhyrja ka qenë shumë e shkurtër dhe se gjithçka ka kaluar pa probleme.

“Intervenimi ishte shumë i shpejtë”, ka thënë Leonora duke qetësuar kështu ndjekësit lidhur me gjendjen. 



Të ndryshme
Më shumë
Jasmin e “Për’puthen” pranon publikisht se është në një lidhje dashurie 6 July 2021
Maqedonia heq kompensimet për mjetet ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë10 August 2021
Kosovë, 17 të vdekur dhe 557 raste të reja me Covid-19 8 December 2020