ShowBiz
17 September 2026
Sara Hoxha debuton si moderatore - së shpejti nis me programin e ri

Sara Hoxha po nis një kapitull të ri në televizion, këtë herë si moderatore.

Nga e diela, 20 shtator, ajo do të jetë në drejtimin e rubrikës së re “Me Gjithë Zemër”, pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Ky është një tjetër hap në eksperiencën e saj televizive.

 

 Foto: YouTube

Sara u bë e njohur edhe përmes pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars”, ku u shpall fituese së bashku me balerinin Luixhino Hala.

Më pas, ajo iu bashkua “E Diell” si anëtare e jurisë së rubrikës “She’s On Top”, gjersa në vitin 2023 provoi edhe aktrimin në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Tashmë, Sara rikthehet në “E Diell”, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri, duke debutuar si moderatore.

Rubrika pritet të fokusohet te historitë njerëzore dhe emocionet, ku publiku mund të ndajë mesazhe për të falënderuar dikë, për të kërkuar falje apo për të organizuar surpriza për njerëzit e dashur.

Gjithashtu, pjesë e rubrikës do të jenë edhe momente të veçanta, si propozimet për martesë dhe surprizat emocionale.



Të ndryshme
Më shumë
Mbikalimi te “Momin Potok” arrin 75 për qind, përfundimi pritet deri në Vitin e Ri26 July 2026
Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës23 August 2021
Shkup: Lokalizohet zjarri te "Rampa", lëndohet një zjarrfikës 5 July 2026