Nga Vendi
4 August 2020
SPB Tetovë dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemaili

Ministria për Punë të Brendshme informon se SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, për shkak të siç thonë, ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

Nga MPB thonë se kallëzim penal është ngritur edhe ndaj një personi juridik nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“I kallëzuari i parë, gjatë muajit korrik 2020, si kryetar i komunës së Bogovinës, ka vepruar nga pakujdesia në kryerjen e detyrës dhe autorizimit të tij zyrtar dhe në kundërshtim me ligjin, ka mundësuar fillimin e ndërtimit të një sistemi të ujësjellësit për nevojat e banorëve të fshatit Siniçan në Tetovë, pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe miratimin për fillimin e ndërtimit”.

“Më pas në emër të komunës, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike Komunale A.XH ka dhënë udhëzime për të angazhuar operator ekonomik, gjegjësisht personin e dytë të paditur, M.A, megjithëse e ka ditur që për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit nuk ka pasur leje, ai e ka pranuar angazhimin dhe ka filluar me aktivitetet punuese”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Jasmin e “Për’puthen” pranon publikisht se është në një lidhje dashurie 6 July 2021
Prej të enjten Maqedonia vendoset në kategorinë e dytë për udhëtim në Qipro 6 July 2021
Murseli: Kemi projekt 40 miljon euro për ujësjellësin në Tetovë 8 October 2021