ShowBiz
17 September 2026
Ibrahim Tatlises në spital, mjeku jep lajme për gjendjen e tij

Këngëtari i njohur turk, İbrahim Tatlıses, ka marrë lajme të mira lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mjeku i spitalit ku po trajtohet, Edip Gonullu, ka publikuar një fotografi me këngëtarin nga dhoma e spitalit, duke dhënë edhe një përditësim për gjendjen e tij.

Gonullu ka thënë se është i lumtur që kanë arritur t’ia lehtësojnë dhimbjet që Tatlıses i ka përjetuar për një kohë të gjatë.

“I lumtur që arritëm t’ia lehtësonim dhimbjen që ka vazhduar për një kohë të gjatë vëllait tim të dashur, i njohur ndryshe si ‘Perandori’, İbrahim Tatlıses. Kjo u pasqyrua në buzëqeshjen në fytyrat tona”, ka shkruar mjeku.

Ai i ka uruar këngëtarit shëndet dhe më shumë momente të tilla.

Tatlıses ishte shtruar në spital në muajin prill për shkak të një infeksioni, ndërsa më pas iu nënshtrua edhe një operacioni në fshikëzën e tëmthit.

Postimi i fundit i mjekut lë të kuptohet se gjendja e këngëtarit është përmirësuar dhe se dhimbjet e vazhdueshme janë lehtësuar.



Të ndryshme
Më shumë
Një tjetër çift drejt hyrjes në BBVK? Shihen në ambientet e televizionit12 September 2026
Arrestohet një femër te Ambasada e Zvicrës në Kosovë31 August 2020
Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug19 September 2020