Nga Rajoni
18 September 2026
Haxhiu: Mbrojtja e UÇK-së nuk bëhet duke i shpallur kundërshtarët ‘spiunë’ e ‘tradhtarë’

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke bërë thirrje për maturi dhe shmangie të etiketimit të kundërshtarëve politikë.

Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale, por sipas saj, kjo nuk duhet të bëhet duke etiketuar kundërshtarët politikë si “spiunë” e “tradhtarë”, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë mes qytetarëve.

“Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kundërshtuar edhe përpjekjet për ta paraqitur një popull të tërë si burim të “spiunimit”.

“Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka thënë se personat që kanë të dhëna për individë që kanë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtar dhe shtetëror duhet t’i paraqesin ato në organet e sigurisë dhe drejtësisë.

“Sepse këto raste duhet të adresohen në plotni”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë maturi në veprimet dhe deklaratat publike.

“Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër. Vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin që e kanë mbajtur gjallë popullin tonë”, ka shkruar ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Dhurata Dora sapo vulosi një super sukses ndërkombëtar, por jo në muzikë22 August 2020
Ali Ahmeti mbledh strukturat e BDI-së, fokus te forcimi i degëve dhe sfidat politike27 March 2026
BDI: Listat tona për këshilltarë përbëhen nga shoqëria civile, rinia dhe gratë13 September 2021