Siç dihet, Resul Sinani nuk do të jetë pjesë e “ATV”-së në sezonin e ri programor. Televizioni “ATV” ka vendosur që programi “Libero”, në sezonin e ri, të vijë i udhëhequr nga prezantuesi Benet Kaçi.
Beneti prej vitesh ka qenë larg ekranit, ndërsa rikthimi i tij në televizion shënon një tjetër lëvizje në programacionin e sezonit të ri.
Ai do të jetë në drejtimin e “Libero”-s në “ATV”.
Rikthimi i Benet Kaçit vjen në një sezon ku “ATV” paralajmëron ndryshime dhe emra të njohur në programet televizive. Programi “Libero” pritet të jetë edhe më tej nje ndër formatet më të ndjekura ne spektrin medial shqiptar.
