Nga Rajoni
19 September 2026
Jospeh: Jam i habitur me lartësinë e dënimeve të Hagës, është pozitive që u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Profesori amerikan, Edward Jospeh, në një intervistë për Kallxo.com, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale është jashtëzakonisht shqetësues dhe sipas tij të krijon përshtypjen se ka hedhur në baltë gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 90-tave. 

Ai ka thënë se gjyqtari do të duhej të merret parasysh praktikat e ndjekura nga Gjykata Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe të ishte në dijeni për atë se çfarë krimet kanë kryer serbët.

“Është për të ardhur keq, unë isha mjaftë i habitur me lartësinë e këtyre dënimeve”, ka thënë Joseph.

Megjithatë ai e gjen si mjaftë pozitive faktin që gjykata nuk i gjeti fajtor asnjërin prej të akuzuarve për aktakuzën për krime kundër njerëzimit.

“Kjo nuk është thjeshtë hollësi teknike. Krimet kundër njerëzimit janë shumë më serioze” ka shtuar tutje Joseph.

Ai ka thënë se zyrtarët në Kosovë duhet ta përsërisin një gjë të tillë.



Të ndryshme
Më shumë
Fronti Europian propozon Rezolutë mbi krizën humanitare në Gaza16 June 2025
Jakup Huseini është kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës11 September 2026
Qytetarët ankohen për vonesa në pagesën e "TVSH-ja ime"16 September 2026